Top News - `Ngrin` dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak, tani nuk është momenti!

12K visualizzazioni1

    Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, konfirmoi se nuk do të organizojë ndonjë raund të ri të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, pa përfunduar procesi zgjedhor në Kosovë. "Nuk është momenti për të organizuar një takim të ri. Ne kemi nevojë për një qeveri të re me një mandat të fortë që do të vazhdojë procesin e dialogut", tha Lajçak. Ai mori pjesë në një diskutim virtual me ambasadoren gjermane në Uashington, Emily Haber, për të folur mbi bashkëpunimin e SHBA-së dhe Europës me Ballkanin Perëndimor. Duke komentuar ndryshimet në administratën amerikane që do të ndodhin pas inaugurimit të demokratit, Joe Biden, si president i Shteteve të Bashkuara, më 20 janar, Lajçak tha se ishte i inkurajuar nga emërimet e reja në administratën e ardhshme, të cilat, siç tha ai, "nuk kanë nevojë për mësime rreth rajonit" sepse ata janë njerëz që kanë njohuri me proceset në Ballkanin Perëndimor. “Jam optimist sepse administrata e re po emëron njerëz që e njohin Ballkanin Perëndimor, që ndjejnë përgjegjësi për rajonin. Ata që tashmë janë emëruar, nuk kanë nevojë per ligjerata. Është administratë e re, por që po emëron njerëz të dëshmuar si partner të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, tha Lajçak.Përfaqësuesi i BE-së për dialogun, pranoi se nuk kishte pasur asnjë koordinim midis Brukselit dhe Uashingtonit në vitin e kaluar.
    Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
    Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
    Subscribe to "Top Channel" on IThomes Channel for NEWS and TV
    Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
    For more content from click HERE: www.top-channel.tv
    Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
    Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
    Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
    #Lajcak#TopChannel

    Pubblicato il 10 giorni fa

    Commenti

    1. ILIRIAN RACE

      Kohe te mira do vijne per gjithe shqiptaret...

    2. human defense blond

      Lajqak o sllav e nuk bon asgjë per popull ilir. Bajdeni bon fort per Kosovë edhe e armatos sivjet fort.

    3. Ali Sina

      He de te ndahet shapi nga sheqeri

    4. piro k

      Administrata Biden dhe Evropa kane per ta terhequr zvare njohejen e Kosoves dhe do ta shikoni.

    5. Bi Turbo

      kjo asht normale qe e ngrin edhe mir kan ba kjo asht politik i ka thirrr BIDEN :D deri sa ta merr karriken ajj me prit hahahahaha kush pe vet BE ishalla se lshon ngija deri sa ta merr BIDEN

    6. Eduard Kristianstad

      Nuk do behet dialog se Skan të bëj Amerika me këtë gjë. Është punë e Kosovës e Serbisë kjo dhe duhet të gjejën vet gjuhën. Domethënë se do vonohet shumë fare! Kosova do kalojnë shumë vjet që mari free visa për ne BE

      1. Affe Affe

        Lajqaki si duket Trupin e kryet e ka n'bruksel E mendjen e Shpirtin e ka N'serbi. Se tash e kthen marë Gjon Bajden