Top News - Studimi për imunitetin e tufës/ Akademia e shkencave i përgjigjet dyshimeve

1,6K visualizzazioni-0

    Pas dyshimeve të ngritura së fundmi nga drejtori i Urgjencës Kombëtare Skender Brataj mbi studimin e kryer nga akademikët për nivelin e përhapjes së covid 19 në kryqytetin shqiptar, ka reaguar Akademia e Shkencave. Përmes një deklarate për mediat akademia e shkencave pohon se studimi është kryer me të njëjtat procedura kërkimore që është bërë hulumtimi epidemiologjik i shkallës së prekjes së popullatës nga Covid-19 në një shumicë vendesh të Europës dhe të Botës. “Studimi nuk ka karakter diagnostikues, por verifikues për situatën reale të shtrirjes së infeksionit nga Covid-19, duke iu referuar pranisë së antitrupave anti-Sars-Cov-2 në popullatën e kryeqytetit. Niveli i teknologjisë së testimeve imunologjike të përdorur në këtë studim është i njëjtë si në shumicën e vëndeve të Europës apo SHBA. Duke iu referuar raporteve të pranuar botërisht, numri i të infektuarve reale me virusin Sars-Cov-2 mund të jetë deri 10-15 herë më i lartë se numri i të sëmurëve me Covid-19 evidentuar nga shërbimi shëndetësor, raport i cili ndryshon në vartësi të shtrirjes së testimeve depistiuese serologjike”, thuhet ne deklaratën e Akademisë. Sipas ASH ky raport është pohuar edhe nga ekpspertë të shëndetësisë shqiptar se megjithëse numri i individëve të diagnostikuar me Covid-19 ishte rreth 60.000 persona në fund të vitit 2020, numri real i individëve të infektuar në vend duhet të jetë afër 600.000. Akademia nënvizon se në Tiranë është diagnostikuar rreth një e dyta e numrit të individëve të diagnostikuar me Covid-19 në gjithë vendin, e dhënë që përkon edhe me seroprevalencën 49.6 për qind të infeksionit Covid-19 konfirmuar me studimin e tyre. “Studime të tilla nuk bëhen për të krijuar imazhe iluzive mbi realitetin, as për të krijuar situata euforike, por për të njohur gjendjen e vërtetë të përhapjes së pandemisë me të njëjtën shkallë besueshmërie si edhe në raste analoge në vende të tjera, pranë dhe larg nesh. Studimi i seroprevalencës së antitrupave specifikë kundër Sars-Cov-2 në Tiranë, sjell informacion të vlefshëm dhe pothuaj unik mbi përmasat e ekspozimit të një pjese të popullatës me virusin Sars-Cov-2 si dhe mbi ritmet e rritjes së këtij ekspozimi në kohë”, përfundon Akademia në deklaratën e saj.
    Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
    Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
    Subscribe to "Top Channel" on IThomes Channel for NEWS and TV
    Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
    For more content from click HERE: www.top-channel.tv
    Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
    Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
    Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
    #Studimi#TopChannel

    Pubblicato il 12 giorni fa

    Commenti

    1. naun bera

      Lesh me qime, akademia e çerrave