Top News - Rrugëkalimet e fshehta të trafikut/ Droga e klandestinët, shënjestra e trafikantëve

10K visualizzazioni5

    Nga Greqia hyn e del drogë dhe klanestinë. Kufiri shqiptaro-grek nuk është thjesht një gardh që ndan hapësirat territorial mes dy vendeve, por edhe një korridor që shërben për trafikun e drogës dhe klandestinëve në të dy anët.
    Shqipëria dhe Bashkimi Europian prej gati një viti po zbatojnë një marrëveshje në kufirin shqiptaro grek për patrullimin e përbashkët dhe goditjen e formave të krimit.
    Viti 2020 megjithë periudhën e pandemisë së koronavirusit shënoi një rritje të hyrjes nga greqia të të huajve të parregullt nga vendet e treta, por edhe vijimin e transportimit të lëndëve narkotike nga Shqiëpria drejt vendit fqinj.
    Shqipëria është i vetmi vend i rajonit që pavarësisht se nuk është një vend i Bashkimit Europian ka një program të përbashkët me FRONTEX në fushën e sigurisë në kufi. Shifrat zyrtare bëjnë të ditur se rreth 18 mijë të huaj të parregullt u bllokuan vitin e shkuar në territorin shqiptar dhe dhjetëra rrjete kriminale u goditën.
    Ministri Çuçi foli qartë, teksa tha se numri i klandestinëve është rritur, por shtoi se edhe numri i atyre që kapen është rritur ndjeshëm për 12 muajt e vitit që kaloi. Vetëm në vititn 2020 janë 112 procedime, që lidhen me trafikun e njerëzve dhe drogës që gjenerohen nga kufiri.
    Por, Komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme Ylva Johanson tha selufta kundër krimit dhe menaxhimi i migracionit janë fenomene ndërkufitare dhe për këtë arsye duhet të punohet së bashku. Pavarësisht nga kjo, në prill Bashkimi Evropian do të paraqesë një strategji, e cila do të jetë e përqendruar tek krimi i organizuar dhe trafiku i qenieve njerëzore. Por, ajo që thonë specialistët e antikrimit ka të bëjë me dy prirje të theksuara: Së pari, grupet e krimit të organizuar po bëhen gjithnjë e më tepër ndërkombëtare, dhe së dyti aspekti dixhital. Grupet kriminale po përdorin shumë herë më tepër mjedisin dixhital.
    Kufiri shqiptaro grek njihet si pika e hyrjes për disa mijëra të huaj të parregullt që e përdorin Shqipërinë si një pikë tranzit për të kaluar drejt vendeve europiane. Nga ana tjetër kufiri i gjelbër shqiptar shërben dhe si një pikë dalje për disa qindra emigrantë shqiptarë që synojnë të hyjnë pa dokumente të rregullta në Greqi. Sipas një raporti të fundit të policisë greke gjatë vitit 2020 u dëbuan nga Greqia rreth 2900 emigrantë të paligjshëm shqiptarë të bllokuar kryesisht në zonat kufitare me Shqipërinë.
    Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
    Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
    Subscribe to "Top Channel" on IThomes Channel for NEWS and TV
    Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
    For more content from click HERE: www.top-channel.tv
    Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
    Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
    Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
    #Droga#TopChannel

    Pubblicato il 6 giorni fa

    Commenti

    1. 12345 12345

      mut qe te hane shteti shqiptar bashk me ate grek kokaina kalon ne mest doganes sepse mbushin xhepat te korruptuarit

    2. krrozer

      Ca di ti per kokainen?

    3. Gonxhe Pasmaciu

      ķ