Top News - Osmani për dialogun me Serbinë/ Të presin sa të krijojmë institucionet e reja

1,1K visualizzazioni1

    Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se dialogu me Serbinë nuk mund të vazhdojë derisa të përmbyllet procesi zgjedhor në Kosovë dhe të krijohen institucionet e reja. Ajo u shpreh se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Qeveria në detyrë e Kosovës nuk ka më legjitimitetin te negocjoje në emër të Kosovës. “Legjitimitet të tillë nuk mund të ketë as ndonjë i deleguar nga një qeveri e tillë”, tha Osmani. Keto komente, presidentja në detyrë i bëri në Bruksel, ku zhvilloi takime me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sasolli, dhe me Komisionarin për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Verhelyi. Osmani e bëri të qartë se askush në Kosovë nuk është kundër dialogut, por vendi duhet të ketë “një qëndrim unik, i cili duhet të jetë në përputhje me interesat e Kosovës, duke respektuar edhe kufijtë e saj”. Sipas saj, një legjitimitet i plotë për dialog nga ana e Kosovës është i domosdoshëm edhe për zbatimin e suksesshëm të marrëveshjeve të cilat do të arriheshin në dialogun e Brukselit. Pas takimeve me zyrtarët e lartë europiane, Osmani theksoi po ashtu se u rikujtoi atyre pritshmëritë e qytetarëve të Kosovës që Bashkimi Europian të përmbushë premtimet për liberalizim të vizave.
    Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
    Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
    Subscribe to "Top Channel" on IThomes Channel for NEWS and TV
    Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
    For more content from click HERE: www.top-channel.tv
    Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
    Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
    Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
    #Osmani#TopChannel

    Pubblicato il 4 giorni fa

    Commenti