Ndërtimi i spitalit në Fier/ Rama viziton tokën me kompaninë turke: Fillojmë nesër!
Kryeministri Edi Rama ndodhet në fshatin Daullas në Fier bashkë me përfaqësuesit e kompanisë turke YDA Grupo që kanë marrë përsipër punën e ndërtimit të spitalit rajonal në Fier.
Përfaqësuesi i kompanisë thotë se puna do të fillojë nesër dhe se është një punë e vështirë por do t’ia dalin. Ai ka dhënë detaje në lidhje me projektin që do të kushtojë 60- 70 milionë euro, financuar nga presidenti i Turqisë, Recep Taypp Erdogan.
“Do të fillojmë nesër duhet të kryqëzojmë gishtat dhe t’ia dalim. Ne e dimë shumë mirë marrëdhënien e Shqipërisë dhe Turqisë. Projekti kushton 60- 70 milionë euro, në kulmin e punës do të ketë 1 mijë deri në 1200 punonjës që do të punonjë 3 turne, 24 orë në 24. Do të ketë edhe punonjës shqiptarë, 20-30% e tyre do të jenë shqiptarë. Disa prej produkteve do të jenë shqiptare dhe një pjesë do të vijë nga Turqia“, tha ai.
Kujtojmë se pronarët e tokës ku do të ndërtohet spitali i Fierit kundërshtuan çmimin shitjes së tokës prej 260 lekësh për metër katror edhe pas ndërhyrjes nga kryebashkiaku Armando Subashi.
Lidhur me këtë, kryeministri tha ditën e djeshme se autoritetet duhet të bisedonin me pronarët dhe sa më shpejt të mbylleshin dokumentet për shkak se punimit nisin këtë javë.
Ai tha se spitali do të jetë publik dhe pronarëve u ofrua që të gjithë banorëve të zonës në pjesën tjetër të tokës do t’i jepen leje për të ndërtuar njësi shërbimi për të gjithë ata që do vizitojnë këtë spital.
Presidenti i Turqisë, Recep Taypp Erdogan i premtoi kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës së tij në Ankara, se më 7 prill spitali rajonal i Fierit do të jetë gati.
Më 9 janar, Rama shkoi në Fier për të caktuar vendin ku do të hidhen themelet e spitalit të ri, ku tha se për një periudhe kohe te pacaktuar, spitali i Fierit do të administrohet nga një staf turk e me pas kompetencat do i kalohen drejtuesve shqiptarë.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on IThomes Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#Fier#EdiRama#TopChannel
Pubblicato il 10 giorni fa
o injorant a po e shifni se në çfar gjendje e keni sjellë shqipërin po të kishit qeverisur pa korrupsion s'do të kishit nevoj për hordhitë turke që të ndërtojn spitale mbrapa spitalit edhe një xhami turkut
Ketu me turqit nuk ka loj por veq vepra , Po te ishte ne duart e Shqiptarve kur zdo beheshe , por dhe Edi Rames i lumt , se metvertet Shqiperin e ka be Shtet te bukur te ndertuar bukur per disa vite , Se si ka qen Shqipria e ngjashme me Shtetin e Koreas .
Intervistat pse duhet ti japin duke hecur 🤣🤣 i vetmi difekt i Rames
Spitali fierit ne vlor 😂😂😂😂
Qoft Viti I mbar 2021 per gjith Shqipetaret mbaresi e shendet do jet mrekulli per Fierin 👏 👏
Ju mir qe po beni spital te ri po nuk gjetet noj vend pak me strategjik po midis fushes ka pak kodrina fieri apo hajt te bejm nji pun shpejt e shpejt perpara votimeve.
Do jete me te vertete nje Mrekulli 💥
OOOOOO EDI RAMA BBOOOOLLLLL I RE POPULLIT NE QAFE LERJA TOKAT DHE MOS JUA MERR MERRUA TYRE QE JUA KE SEKUESTRUAR BOSAVE TE DROGES APO STA MBAN KAPTINA E KETU MU PERGJIGJ O LEGEN SA KELLQE KE TE BESH SHQIPERINE ME FORCAT E VETA E JO ME KELLQET E TURKUT ,QE NA NDEROVI FENE NA VRAVI PER 580 VJET ,KE KELLQE APO ME BOLET E TE TJERVE JE GARANT SE ME TENDET MERE ME LENG ,KAQ VJET XHABA TA KAM THENE VOTEN PORKETE HERE KETE K...N TIM FLET ME ZHGARAVINA DO MARRESH SIC JENI TE TERE JU POLITIKANET🖕🖕🖕🖕🖕⚡
Vellezer nuk jemi o turkalla...be spitalin ti,dihet qe interesat tuaj jane te mbedha dhe ne nuk i dime...thjesht si popull na intreson te ngrihet sistemi shendetesor ne shqiperi
Shqiptaret duhet ta votojn edi rame edhe 4 vjet tjera
Cka premton sulltan Erdogani e realizon, Turqia eshte shteti me i zhvilluar ekonomikisht dhe ushtarakisht ne bote.
Ushtarakisht nje nga me te zhvilluarit dhe ekonomikisht shume i dobet. Mos shiko stambollin pjesa tjeter e Turqis eshte e varfer
Bravo Kryeministrit , faleminderit Turqise.
Sakoja tani ben gjeologin, dhe topografin
Shtet mafioz
Udhetim ne natyren shqiptare..DIMER..VLOG..ithomes.info/net/vdmolNKHrpulk6g/video
Udhetim ne natyren shqiptare..DIMER..VLOG..ithomes.info/net/vdmolNKHrpulk6g/video