Top News - Merkel për mutacionin e ri/ Tetë deri në 10 javë është problemi

2,5K visualizzazioni0

    Mediat gjermane shkruajen se kancelarja Merkel ka paralajmëruar nga rreziku i një përhapjeje të shpejtë të mutacioni të ri të virusit Corona edhe në Gjermani- "Gjermania ndodhet para tetë deri në dhjetë javë shumë të vështira", ka thënë Merkel, sipas të dhënave të disa pjesëmarrësve në takimin e ekipit të punës për sigurinë të grupit parlamentar të Unionit CDU/CSU të martën.
    Zhvillimi në Irlandë ka treguar, se sa shpejt mund të përhapet virusi. Aty brenda një kohë të shkurtër, ka pasur një dhjetëfishim të shifrave të infektimit, shkruan agjencia Reuters. Ndërkohë disa media gjermane e kanë kundërshtuar një publikim të gazetës "Bild" sipas së cilës, Merkel ka bërë të ditur në këtë takim, se masat e ashpra të Coronës do të zgjasin edhe tetë deri në dhjetë javë. Sipas mediave, në këtë takim ka pasur ujdi, se kjo varet shumë nga ajo, se sa shpejt do të përhapet virusi, shkruan Reuters. .Gjermania e kaloi më mirë se shumë vende të tjera evropiane valën e parë të pandemisë në pranverë, por ajo është goditur rëndë nga vala e dytë. Vendi me 83 milionë banorë ka vendosur masa për të kufizuar kontaktet mes njerëzve dhe për të ndihmuar spitalet të përballojnë një rritje të numrit të pacientëve.
    Pamjet: AFP
    Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
    Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
    Subscribe to "Top Channel" on IThomes Channel for NEWS and TV
    Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
    For more content from click HERE: www.top-channel.tv
    Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
    Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
    Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
    #Merkel#TopChannel

    Pubblicato il 10 giorni fa

    Commenti

    1. Don tom

      Hecje ne natyren shqiptare vlog ithomes.info/net/vdmolNKHrpulk6g/video