Top News - Çfarë po ndodh në Washington/ Pompeo anulon udhëtimin në Europë

5K visualizzazioni7

    Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka anuluar udhëtimin dy-ditor në Europë. Njoftimi u bw nga institucioni qw ai drejton, Departamenti I Shtetit. Ky mund të kishte qenë udhëtimi i fundit diplomatik i nivelit të lartë nga ana e administratës së presidentit në largim të SHBA-së, Donald Trump. Pompeo kishte planifikuar të vizitonte Brukselin dhe Luksemburgun. Sipas njoftimit, anulimi është bërë për të ndihmuar "një proces tranzicioni të qetë dhe të rregullt" në administratën e ardhshme presidenciale. Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, do të marrë detyrën në 20 janar. Anulimi erdhi mes përpjekjeve për të dëbuar Trumpin nga zyra për shkak të sulmit të dhunshëm ndaj Kongresit të SHBA-së të kryer nga mbështetësit e tij më 6 janar. Iniciativat e drejtuara nga demokratët ndaj presidentit republikan, përfshijnë një rezolutë që do të votohet nga Dhoma e Përfaqësuesve më 12 janar ku i bëhet thirrje zëvendëspresidentit, Mike Pence, të heqë Trumpin nga detyra për rolin e tij në dhunën vdekjeprurëse, dhe një masë e veçantë që parasheh shkarkimin e tij nga ana e Kongresit, nëse Pence nuk i nënshtrohen kërkesës. Pompeo pritej të takohej me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. Kryediplomati amerikan u vu nën kritika pasi në mesin e polemikave mbi humbjen e Trumpit në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit tha se presidenti do të shërbente edhe për një mandat të dytë.
    Pamjet: AFP
    Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
    Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
    Subscribe to "Top Channel" on IThomes Channel for NEWS and TV
    Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
    For more content from click HERE: www.top-channel.tv
    Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
    Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
    Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
    #Pompeo#TopChannel

    Pubblicato il 12 giorni fa

    Commenti

    1. Don tom

      Udhetim ne natyren shqiptare.DIMER.VLOG.ithomes.info/net/vdmolNKHrpulk6g/video