Top News - SHBA, tashmë është zyrtare/ Vendin e ka ‘pushtuar’ varianti britanik

4,2K visualizzazioni0

    Tashmë varianti britanik i koronavirusitr është mbizotërues në SHBA, e konfirmuar kjo nga autoritetet vendase. Sipas drejtoreshës së Qendrave për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, Rochelle Walensky, kjo është një arsye kryesore përse infektimet po rriten. Ajo shpjegoi se ky variant është identifikuar tashmë në 52 rajone të vendit. Zyrtarët e shëndetit publik i kanë bërë thirrje banorëve të vaksinohen sa më shpejt që është e mundur, në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e varianteve të reja. Shtetet e Bashkuara kanë identifikuar edhe raste të infektimit me variantin e zbuluar fillimisht në Afrikën Jugore, i cili besohet se u reziston vaksinave dhe trajtimeve për COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi. Ky variant është zbuluar në 36 shtete amerikane, sipas të dhënave federale. Shtetet e Bashkuara janë duke administruar 3 milionë vaksina në ditë kundër koronavirusit. Furnizimi me vaksina është rritur dukshëm në këtë vend javët e fundit, pasi kompania Johnson & Johnson ka nisur të prodhojë miliona doza të vaksinës tashmë të autorizuar. Kompanitë Pfizer/BioNTech dhe Moderna, po ashtu kanë shtuar kapacitetet prodhuese për vaksinat e tyre kundër këtij virusi. Presidenti amerikan Joe Biden synon dyfishimin e vaksinimit te 200 milionë personave gjatë 100 ditëve të tij të para në detyrë, por pavarësisht këtyre përpjekjeve, shifrat e infektimeve mbeten të konsiderueshme. Vetëm gjatë 7 diteve tëe fundit u regjistruan 63,000 raste të reja, një rritje kjo me 2.3 për qind krahasuar me një jave më pare.
    Pamjet: AFP
    Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
    Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
    Subscribe to "Top Channel" on IThomes Channel for NEWS and TV
    Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
    For more content from click HERE: www.top-channel.tv
    Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
    Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
    Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
    #SHBA#TopChannel

    Pubblicato il 13 giorni fa

    Commenti