Top News - Tërmetet, zonat me rrezik të lartë/ Del harta, ja qytetet që jetojnë me frikën

6K visualizzazioni2

    Pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019 në Shqipëri gjithnjë e më tepër iu kushtua rëndësi kushteve sizmike për ndërtimin, teksa prej 30 vitesh vijon të ndërtohet me Kushtet teknike të Projektimit të vitit 1989, edhe pse shtetet e tjera hartën sizmike e përditësojnë çdo 5-6 vjet.
    Së fundmi, me një vendim të qeverisë, në vijim të ligjit “Për Mbrojtjen Civile” të miratuar në Kuvend në korrik të 2019-s, është përcaktuar se çdo subjekt zhvillues duhet të bëjë studimin, i cili para se të kalojë për leje dhe pasi të ketë bërë studimin duhet të kalojë për oponencë dhe dhënie mendimi edhe në Departamentin e Sizmologjisë në Institutin e Gjeoshkencës, Ujit dhe Mjedisit.
    Kjo ndodh për herë të parë në Shqipëri dhe është pasqyruar dhe në ndryshimet e ligjit për urbanistikën. Edhe pse në vitin 1998 në ligjin për Urbanistikën ka pasur si kërkesë të tij pajisjen e subjekteve për leje ndërtimi me vërtetim të intensitetit sizmik, ai ligj u shfuqizua në 2011.
    Zonat me rrezik të lartë sizmik janë zona jugperëndimore e vendit dhe zona jugore në tërësi, zona bregdetare deri në kufi me bregdetin e Malit të Zi apo pjesa e Shkodrës veriperëndimore dhe pjesa nga Lushnja drejt Elbasanit, që janë si zonat më të spikatura.
    Pastaj, i gjithë territori i vendit ka natyrshmërisht edhe rrezikun e vet sizmik në përputhje edhe me aktivitetin sizmik të ndodhur ndër vite - thuhet në një raport të fundit të sizmiologëve.
    Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
    Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
    Subscribe to "Top Channel" on IThomes Channel for NEWS and TV
    Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
    For more content from click HERE: www.top-channel.tv
    Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
    Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
    Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
    #Tërmetet#TopChannel

    Pubblicato il 6 giorni fa

    Commenti

    1. martin martini

      E shfuqizoi Sali krimineli, me Like floririn, qe te vazhdonte rrumpalla!, tani edhe te ndertoni me rregulla......nuk eshte tu e rrujt riken njeri per te blere apartamente te kalbura, se po cajne ferren po ikin naten njerzit nga aty.

    2. VuVu Gaming

    3. Feride Behlulaj

      Epara like