Top News - Arratisjet e bujshme të shqiptarëve/ Moisi Habilaj është rasti më pak spektakolar

1,9K visualizzazioni0

    Moisi Habilaj është shqiptari që ka marrë arratinë, për kërkimin e të cilit Italia ka firmosur një urdhër ndërkombëtar. Legjislacioni italian ka disa kritere lehtësuese për të akuzuarit pavarësisht llojit të krimit edhe nëse gjykata e shkallës së parë ka dhënë një dënim.
    Për t’i paraprirë një vendimmarrjeje të kundërt të Apelit nga gjykata e shkallës së parë, autoritetet italiane lënë në arrest shtëpie përkundrejt kontrollit me byzylyk elektronik dhe me informacion policor të akuzuarin, sicc ndodhi edhe në rastin e Moisi Habilajt.
    Duket se një pakujdesi me këtë të fundit bëri që ai të marrë arratinë, duke lënë pa marrë vendimin e Apelit, e ndërsa tashmë është shpallur në kërkim, ku një letër porosi ka mbërritur edhe në Shqipëri. Burimet policore thonë se nuk ka të dhëna që ai të ketë hyrë ligjërisht në vendin tonë, pasi janë bërë verifikimet e sistemit TIMS, por nuk hedhin poshtë rrugë të tjerë kalimi.
    Në fakt, arratisjet e shqiptarëve jo vetëm si në rastin e Moisi Habilajt, por edhe nga burgjet janë nga më të larmishmet e më spektakolarët. Janë 25 arratisje më të bujshme të shqiptarëve nga burgjet e shteteve të huaja. Rekordin e shënon Italia dhe Greqia, por nuk lihet pas as Zvicra. Kështu, nga viti 1997 e deri në fund të vitit 2020 janë bërë 29 arratisje nga mënyrat më të ndryshme.
    Duke shkuar nga hapja e vrimës së qelisë me lugë. Të gjitha këto arratisje janë në librin e zezë të policisë se Italisë, Zvicrës, Greqisë. Në 2008, Ilir Paja, i kërkuar nga drejtësia gjermane, arratiset nga burgu i Firences në Itali. Ai arriti t’u largohet gardianeve të burgut gjatë transportimit me një autoambulancë për në spital. Një rast tjetër i veçantë i arratisjes nga burgjet e Italisë ka qenë ai i Miki Rrapit. Ai vuante dënimin prej 8 vjetësh në një burg në qytetin e Milanos. Miki Rrapi e ka fituar lirinë e tij duke përdorur një lugë, me të cilën ka hapur një vrimë 50 cm në murin e qelisë. Por, Dritan اoku, Gëzim Prenga, Mario Ormani, Altin Kola dhe Afrim Sela, të dënuar për vrasje dhe për vjedhje, kanë gjetur një mënyrë tjetër për t’u arratisur nga një burg i sigurisë së lartë në Firence. Ata kanë marrë çarçafët e gjumit dhe i kanë lidhur më njëri-tjetrin për t’u ulur në katin e parë të godinës disakatëshe.
    Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
    Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
    Subscribe to "Top Channel" on IThomes Channel for NEWS and TV
    Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
    For more content from click HERE: www.top-channel.tv
    Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
    Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
    Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
    #Arratisje#TopChannel

    Pubblicato il 4 giorni fa

    Commenti

    1. Don tom

      Udhetim ne natyren shqiptare.DIMER..VLOG..ithomes.info/net/vdmolNKHrpulk6g/video