Zbardhja e vrasjes së Klodian Rashës/ Avokati i familjes: Hetime shtesë të kamerave të sigurisë

1,7K visualizzazioni2

    Avokati i familjes së Klodian Rashës, Sakip Lata ka depozituar një kërkesë për veprime hetimore shtesë në lidhje me vrasjen akoma të pazbardhur plotësisht të 25-vjeçarit.

    Kjo kërkesë vjen në prag të mbylljes së hetimeve në lidhje me vrasjen e ndodhur në orët e para të 8 dhjetorit të vitit që lamë pas.
    “E dorëzova kërkesën për veprime shtesë hetimore për administrim të kamerave të sigurisë në lagje dhe për të marrë në pyetje dhe një person si dëshmitar, për të saktësuar a njihej apo jo më herët Klodian Rasha me Nevaldo Hajdaraj”, tha avokati Sakip Lata për TCH.
    “Avokati kërkon që të merren kamera shtesë për të bindur familjen nëse Klodian Rasha njihej me vrasësin e tij Nevlado Hajdaraj. Nevaldo ka thënë para gjykatës se ai nuk e njihte duke shprehur edhe pendesë. Madje nuk është apeluar as vendimi i gjykatës së Shkallës së Parë. Pritet që të kryhet edhe kërkesa e avokatit në mënyrë që të jetë i bindur për motivet e vrasjes”, tha gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
    Akoma nuk ka prova shtesë nëse ata njiheshin me njëri-tjetrin dhe do të duhen disa ditë kohë për zbardhjen e këtij detaji të ngjarjes së rëndë.
    Hajdaraj ndodhet në paraburgim në akuzën e “Vrasjes me dashje”.
    Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
    Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
    Subscribe to "Top Channel" on IThomes Channel for NEWS and TV
    Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
    For more content from click HERE: www.top-channel.tv
    Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
    Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
    Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
    #KlodianRasha#TopChannel

    Pubblicato il 4 giorni fa

    Commenti