Top News - Si u zhdukën 50 kg kokainë në Britani/ Talo Çela, dëshmia e vrasjes së trefishtë

7K visualizzazioni5

    Rikthehet vëmendja tek Talo Çela, personi për të cilin Policia e shtetit ka vënë në dispozicion për prangosjen e tij si shpërblim një sasi prej 10 mijë euro.
    Por, ndërsa ai ndodhet në arrati, një dosje që po hetohet tashmë ka rikthyer emrin e tij, teksa po verifikohet një dëshmi e plotë e një krimi të trefishtë të ndodhur pak vite më parë.
    Një sasi prej 50 kg kokainë që u zhduk në Britaninë e Madhe dyshohet të jetë motivi i vrasjes së trefishtë në Bradashesh, ku viktima mbetën Endrit Alibej, i njohur edhe alias Ravik Dylgjeri, Arben Dylgjeri dhe turku Erdal Durunay.
    Si autor i ngjarjes dyshohet Mikael Qosja, i cili është shpallur në kërkim. Ai dyshohet se fshihet në Dubai. Pas masakrës që ndodhi funddhjetorin e 2018 në Elbasan u regjistruan ngjarje të rënda kriminale. Në masakrën e Bradasheshit dyshohej të ishte përfshirë edhe Talo Çela i shumëkërkuar për megagrabitjen e Rinasit dhe vrasje. Ai u shoqërua asokohe nga policia dhe u mor në pyetje por nuk u gjetën prova që ta mbanin nën arrest.
    Para hetuesve Talo Çela ka deklaruar se ka qenë në shtëpi natën e ngjarjes dhe ka dëgjuar vetëm të nesërmen, se çfarë kishte ndodhur. Ai ka sqaruar se kamerat e vendosura në banesën e tij në rrugën e vjetër për në Bradashesh nuk kanë qenë aktive ditën e ngjarjes. Edhe nëse do të ishin ato kanë fushëpamje vetëm për brenda oborrit dhe jo jashtë rruge.
    Me viktimën Endrit Alibej, ai pranon se ka lidhje, për faktin se njeh Donin, dajën e tyre, i cili është me origjinë nga Peqini nga ku është dhe vetë me origjinë. Pas vrasjes së trefishtë u ekzekutua edhe Andi Zylyfi, djali i hallës së Endrit Alibej. Pas kësaj dyshohet se për t’u hakmarrë vëllai i Endrit Alibej, Erjoni tashmë i arrestuar ekzekutoi Emiljano Ramazanin, mikun e tij Regis Runaj që dyshoheshin si “ushtarë’ të grupit që urdhëroi masakrën si dhe vëllain e Talo Çelës. Endrit Alibej në momentin e vrasjes udhëtonte me një automjet në pronësi të një rumuni që nuk rezulton të ketë rekorde kriminale. Alibej ishte në ndjekje nga prokuroria e Krimeve të Rënda për drogë.
    Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
    Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
    Subscribe to "Top Channel" on IThomes Channel for NEWS and TV
    Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
    For more content from click HERE: www.top-channel.tv
    Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
    Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
    Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
    #TaloÇela#TopChannel

    Pubblicato il 6 giorni fa

    Commenti

    1. Memi Mem

      Pune hajdutesh pa nder e pa seder. Hajvane.

    2. Daniel marku

      Fis qire

    3. eriklajd osma

      Ai te jep 100 e mos tregosh