Top News - Atentati, në shënjestër ishte djali/ Athinë, në vend të tij ekzekutohet babai

11K visualizzazioni10

    Edmond Llangozi u ekzekutua të hënën në mbrëmje në Athinë. Hetimet ende nuk kanë bërë të mundur zbardhjen e autorit apo autorëve të krimit, por deri më tani thuhet se në shënjestër të bandës shqiptare ka qenë djali i tij Anxhelo.
    Por, në momentin kur babai po tentonte të mbronte djalin dhe ky i fundit vrapoi në një lokal për t’iu fshehur breshërive, i vrarë në vend mbeti Edmondi, ndërsa nga armët e zjarrit kamarieri i lokalit pa asnjë lidhje me ngjarjen u plagos.
    Anxhelo Llangozi është plagosur dhe sipas mjekëve ndodhet në spital në gjendje të rëndë, për të cilin ende nuk thuhet nëse e ka kaluar rrezikun për jetën.
    Hetuesit grekë bëjnë me dije se Anxhelo ka qenë i përfshirë në aktivitet të paligjshëm dhe kjo ka qenë arsyeja që banda donte të hakmerrej ndaj tij, por pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë konkretisht.
    Autori i krimit dyshohet se kishte mosmarrëveshje financiare me dy djemtë e plagosur rëndë të viktimës të moshës 28 dhe 22-vjeçare dhe shkoi për të kërkuar kthimin e parave, të cilat dyshohen se mund të kenë ardhur nga aktivitete të paligjshme.
    Të dy vëllezërit nuk pranuan t’i jepnin paratë, dhe për shkak të kësaj filloi grindja. Në ato momente, babai i dy fëmijëve, duke parë që djemtë e tij po grindeshin, vrapoi për t’i ndihmuar. Menjëherë autori ka nxjerr armën dhe ka qëlluar në drejtim të tyre. Ky i fundit është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

    Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
    Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
    Subscribe to "Top Channel" on IThomes Channel for NEWS and TV
    Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
    For more content from click HERE: www.top-channel.tv
    Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
    Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
    Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
    #EdmondLlangoz#Atentati#TopChannel

    Pubblicato il 4 giorni fa

    Commenti

    1. Mirsad Nasufi

      Pse flisni kur nuk i dini gjerat apo futja kot

    2. JAMES BOND 007

      Eshte per tu ardhur pak keq,por jo edhe aq keq se keto pune keshtu perfundojne, mos heret ,vone.

      1. Eduard Kristianstad

        Këto bën droga ik në shkollë mëso gjuhë të huaja mer letrat greke. Punë ka dhe me diplomë pa drog vëllai ime është doktor.

    3. selami hamza

      E po keshtu bandat perfundojne gjithmon

    4. Eduard Kristianstad

      Në mes të BEs mëren me këto lloj pune pa letra ilegalisht në Greqi. Së kishte letra greke dhe ishin familje e regullte do kishin punë shpi nuk do ishin të katandisur si lera në për rrugë.

      1. Eduard Kristianstad

        @Πασχάλης Χαιμανατζής hiqe emërin grek o karagjozë

      2. Πασχάλης Χαιμανατζής

        👮‍♂️👮‍♂️👮‍♂️👮‍♂️🏃‍♂️🏃‍♂️

      3. Eduard Kristianstad

        @Πασχάλης Χαιμανατζής po ti emër grek në gjuhën greke! O injorantë! Çfarë lidhje ka flamuri me një që meret me drog?

      4. Πασχάλης Χαιμανατζής

        Nuk shaim njëri po thjesht thanë kometi ton mos shkruani grgjish po shqipë

      5. Eduard Kristianstad

        @Antipatrea Antipatrea hahahahaha you are so funny bro! Did you know stories about dragons?

    5. Alketa Keta

      po mire qe e vrau po a e ka mendu se ku do futet