Top News - Mitsotakis ngre tonet me Turqinë/ Do bisedojmë vetëm për ato që duam ne!

3,5K visualizzazioni0

    Ne kohen kur nga Turqia mbërrojnmë sinjale për një ulje të toneve në konfliktin me Greqinë lidhur me kërkimin për hidrokarbure ne Mesdhe, kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis shfaqet më pak I prirur për të bërë të njëjtën gjë. Ndonëse Athina pranoi rinisjen e bisedimeve të ngecura prej katër vjetësh me Ankaranë, shefi I ekzekutivit grek deklaroi në një intervistë për televizionin grek ANT1 se Greqia nuk ka ndërmend të bisedojë me Turqinë për asnjë cështje tjetër përvec përvaktimit të kufijve detare dhe zonave ekonomike eksluzive. “ Nëse pala turke do të përpiqet të hedhë në tryezë tema si demilitarizimi I ishujve grekë, zonat gri, cështjet e minoritetit në Trakë, ne nuk do të pranojmë. Nuk ka pranuar asnjë qeveri në 60 ciklet e deritanishme të bisedimeve, nuk do të pranojmë as ne”, tha Mitsotakis, edhe pse në fund u shpreh sërish se shpreson në arritjen e një kornize afatgjatë me Turqinë”. Athina dhe Ankaraja ranë më në fund dakort këtë javë për të tentuar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tyre afatgjatë lidhur me kufijtë detarë, e kjo shpresohet të arrihet përmes takimit të Stambollit në 25 janar. Se sa do të përafrohen qëndrimet mes palëve megjithatë kjo pritet tu parë në fund të muajit. Edhe pse rexhep tajip Erdogan shtriu më herët një degë ulliri për paqen, ai sërish e theksoi se ka pasur një “verbëri strategjike të BE-së” në raport me ceshtjet e Mesdheut Lindor dhe Qipros, për të cilat sic tha, Turqia është përballur me një padrejtësi të madhe.
    Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
    Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
    Subscribe to "Top Channel" on IThomes Channel for NEWS and TV
    Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
    For more content from click HERE: www.top-channel.tv
    Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
    Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
    Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
    #Mitsotakis#TopChannel

    Pubblicato il 10 giorni fa

    Commenti

    1. ilirian Forever

      Sa te kete vllain lepires Edi Erdomutin do te bien ne ujdi dy shtetet armike te popullit shqiptare

    2. Sherbet Biba

      Çoji disa rraketa grekut seperndryshe nukbindet skanfaj keto greket kan ndihme nga evropa ne shqipri don det ne turqi ashtu rrac e poshter

    3. Alby Bickers

      ju a shkerdheft kina nanen grek rop qi9

    4. Leopold Berchtold

      Dmth grekët i shmangen bisedimeve .

    5. Vlora Vlora

      Ropte ne pithe grekut.